Nuk e di çfarë po ndodhë, por skena mediale kosovare me të vërtetë din të befasoj.
Pas aterimit të Labinot Gashit nga 21-shi në KTV, ikjes së Adriatik Kelmendit në 21-sh dhe Top Hop Hitit nga KTV në Klan Kosova, kemi edhe një lëvizje. Emisioni hulumtues i Liberta Spahiut “Prive” nuk do të shfaqet më në Klan Kosova, pasi pas ardhjes së Top Hop Hitit nuk ka mbetur më hapësirë, dhe kësisoj ka vendosur që të tërhiqet. “Prive do të shkojë në TVSH dhe do të transmetohet në këtë televizion publik”, ka thënë autorja e emisionit Liberta Spahiu. Ajo nuk ka dhënë detaje më shumë por ka thënë se e ka lajmëruar Baton Haxhiun, njejtë sikur Labi përmes një mesazhi, veç se kjo e ka bërë përmes Viber-it.
0 Comments
Leave a Reply. |
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |