Gjatë muajit shkurt mund të presim tri ditë me ngrica dhe do të kemi edhe pesë ditë me borë, kështu e ka dhënë parashikimin Qendra Kombëtare për Ndryshimet Klimatike të Institutit Hidrometeorologjik të shtetit, shkruan “Blic.rs”, përcjellë GazetaBlic.
Është parashikuar që gjatë shkurtit, temperatura maksimale të arrijë intervalin prej 8 deri në 12 gradë celsius, e në vendet malore nga 1 deri në 5 gradë.Pritet që në vendet më të ulëta të kemi nga 7 deri në 13 ditë me temperatura të ftohta, dhe në viset malore nga 18 deri në 25 ditë të tilla. Ditët më të ‘rrezikshme’ janë ato ditë kur temperaturat minimale të ajrit do të bien nën zero.Gjithashtu është vlerësuar se gjatë shkurtit do të kemi tri ditë me akull në rajonet më të ulëta, përderisa në viset malore do të ketë 7 deri në 14 ditë me ngrica të fuqishme, shkruan “Blic.rs”, përcjellë GazetaBlic. Ditët e para të shkurtit do të jenë goxha të ftohta. Kah e premtja mund të presim të bije borë. Pastaj, përsëri, ne mund të presim të ketë një mot më të nxehtë, por ka mundësi të ketë edhe borë edhe shi javës së dytë të shkurtit, më saktësisht kah data 9 e deri më 11 shkurt – ka thënë meteorologu, Nedeljko Todoroviq nga Instituti Hidrometeorologjik i shtetit. Në të gjithë vendin parashikohen reshje mesatare të shiut në muajin shkurt. Është parashikuar që mesatarja e reshjeve në vendet më të ulëta të shkoj deri në 50 milimetra në rajonet e ulëta, përderisa në viset malore do të arrij deri në 80 milimetra. Moti do të jetë i përafërt me muajin janar. Do të ketë edhe mot të nxehtë, por edhe ditë të ftohta, si dhe borë për disa ditë. Temperaturat do të sillen rreth mesatares për muajin shkurt
0 Comments
“Më vjen keq që duhet të turpërohemi kaq shumë” Ariana Fejzullahu, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu ka pranuar shumë mesazhe ngushëlluese nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kanë shprehur ngushëllime për vjehrrin e saj, këngëtarin Sabri Fejzullahu.
Kjo pasi në disa media ka qarkulluar lajmi se Sabri Fejzullahu ka “ndërruar jetë”. Ariana ka reaguar menjëherë duke thënë se Sabri Fejzullahu është shumë mirë dhe vazhdon ta mbajë veten në formë siç ka bërë çdo herë. “Më vjen keq që duhet të turpërohemi kaq shumë nga njerëz që për përfitime personale urojnë gjëra të tmerrshme për dikë tjetër”, ka shkruar Ariana./21Media
loading...
E dhimbshme: Ky është puntori i Bechte-Enkas cili vdiq sot duke punuar në autostradë (Foto)10/28/2017
Në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një punëtor tjetër i Bechtel-Enkas, i cili ishte duke punuar në autostradën, Prishtinë-Shkup, “Arben Xhaferi”.
Viktima sipas burimeve të Gazetës NewBorn, është rreth moshës 40 vjeçare. Ai është Tafil Tafallari nga Prizreni. Gazeta mëson se edhe pas ngjarjes tragjike kompania e lartë cekur ka vazhduar me punën e saj. (Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë) Ndryshe, para disa javësh, po në të njëjtin rajon ndërroi jetë edhe Afet Provoliu, një punëtor i kësaj kompanie.
Parlamenti katalunas ka votuar që ta deklarojë pavarësinë nga Spanja
. Ky veprim u mbështet nga një votim 70-10 të bojkotuar nga deputetët e opozitës, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, më herët u tha senatorëve që pushteti direkt nevojitej për ta rikthyer “ligjin, demokracinë dhe stabilitetin” në Kataloni. Kriza filloi kur katalunasit mbështetën pavarësinë në një votim ilegal më herët gjatë këtij muaji. |
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |