Parlamenti i Malit të Zi, në një votim historik për shqiptarët atje, ka votuar pasditen e së enjtes për shpalljen e Tuzit, komunë me të drejta të plota. Ishte një e drejtë që shqiptarët e Tuzit e kërkonin prej 27 vitesh dhe që u ishte mohuar.
Ky lajm bëhet i ditur për Top Channel nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj. Në votim kanë marrë pjesë 42 deputetë, nga 81 që ka Parlamenti, dhe me 42 voto pro Tuzi shpallet Komunë. Në votim nuk ka marrë pjesë opozita serbe dhe koalicioni “Çelsi”, një formacion me disa parti malazeze, por sipas deputetit shqiptar në Parlamentin malazez, Nik Gjeloshaj ajo që nuk pritej ishte mosmarrja pjesë në votim e deputetit shqiptar, Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit “Çelsi”. Projektligji për Tuzin Komunë është votuar nga Partia Demokracia Sociale e Milo Gjukanoviçit, që ka shumicën në Parlament dhe koalicioni i partive shqiptare “Forca” dhe “Alternativa Shqiptare” e “UDSH”. Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota. Tashmë pas Ulqinit, Tuzi është komuna e dytë me shumicë shqiptare në territorin e Malit të Zi. /TCH
loading...
0 Comments
Sot u mbajt referendumi historik që sjell ndryshime të mëdha në Turqi e që i jep kompetenca të reja rolit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Rezultati do t’i japë influencë të ardhmes për marrëdhënie me Bashkimin Evropian, do të sjellë ndryshime mbi problemet me kurdët dhe dinamikën sociale, ndërkaq sistemi i tanishëm parlamentar do të kalojë në një presidencë të fuqishme me kompetenca ekzekutive, shkruan Reuters, përcjell
Në vijim keni disa detaje lidhur me 18 amendamente që do të ndryshojnë rreth 70 për qind të ligjeve, ndërkaq Erdogan do të marrë kompetenca deri në vitin 2029. Fillimisht, zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe presidenti do të caktojë kabinetin dhe një numër të papërcaktuar të nënkryetarëve. Tutje presidenti do të ketë fuqinë të nxjerrë dekrete për të rregulluar ministritë madje edhe të emërojë e të largojë shërbyes të lartë civil, pa miratim parlamentar. Erdogan do të jetë në gjendje të mbajë anëtarësi në parti politike, përfshirë edhe udhëheqjen e një partie. Ai do të deklarojë kur do të ketë gjendje të jashtëzakonshme madje edhe do të hartojë buxhetin. Këshilli Mbikëqyrës i Shtetit i cili mbikëqyr veprimtarinë e organeve publike dhe ato private, do të hapë hetime administrative duke i dhënë presidentit pushtet të drejtpërdrejtë mbi një gamë të gjerë të grupeve, duke i përfshirë edhe forcat e armatosura. Numri i anëtarëve të Bordit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve i cili tani është 22, do të bëhet 13. Presidenti do të emërojë katër anëtarë ndërkaq parlamenti shtatë. Ministri i Drejtësisë dhe nënsekretari i Erdoganit janë automatikisht anëtarë. Gjykata Kushtetuese do ta ketë autoritetin të vë në provë presidentin. 12 nga anëtarët e tij do të emërohen nga vetë presidenti ndërsa 3 nga parlamenti. Edhe parlamenti do të zgjerohet. Nga 550 vende do të bëhen 600, ndërkaq mosha minimale do të ulet në 18 nga ajo e kaluara që ishte 25. Zgjedhjet parlamentare që mbaheshin çdo katër vjet, tani do të mbahen çdo pesë vjet. Presidenti do të ketë kompetenca të shpërbëjë parlamentin, edhe nëse kjo shkakton zgjedhje të parakohshme presidenciale.
Ka rreth 3 muaj që vajza e madhe e Obamës nuk ka asnjë dalje publike me familjen e saj, ndërsa mendohet se zhdukjes së saj i përgjigjet fakti se mund të jetë e shtruar në një qendër rehabilitimi.
Një burim i rëndësishëm tha për “RadarOnline” se “Malia është në qendër të një skandali të madh dhe ka munguar në të gjitha ngjarjet familjare. Kjo pasi për shumë kohë ajo ka qenë siklet për Barack dhe Michelle Obama, sa është e thjeshtë të mendohet që zhdukja e saj përgjigjet me skandalet që ka bërë.
Falë iniciativës së këngëtarit të mirënjohur Labinot Tahiri, është siguruar shuma e kërkuar për shërimin e voglushit 3- vjecar.
Besim Kurtolli nga Podujeva ka probleme të mëdha shëndetësore dhe ka nevojë për transplant të veshkave, shkruan Indeksonline. Shumë njerëz me vullnet të mirë kanë kontribuar me shuma të ndryshme të parave për shërimin e Kurtollit. Lexojeni psotimin e plotë të Labinot Tahirit Zoti ynë të përkulemi pêr jetsishtë që na e dhe një GJAK që ta kemi të përbashkët dhe pastaj neve si KOMB SHQIPTARË që po na përkrahin edhe të tjerët SHQIPTARË VLLEZER E MOTRA JANË TUBUAR 200.000 EUROOOOOO DERI ME SOT. |
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |