Këngëtari Xhela vjen me këngë të re ne bashkpunim me Edona Hasanaj videoklipi më të ri me këngën “Mke rrejt”. Keyboard: Amir Abazi Saz & Violinë: Xhela Abazi Kitarë: Agon Neziri Produced & Directed by: Agon Neziri Muz & Tex: Fadil Topalli Video: RGB Entertainment Ndiqni Videklipin me poshte: Kujtim Shahini - prezanton videoklipin e ri. Kujtim Shahini - Akull Teksti & Muzika: #KreshnikAvdiu Orkestrimi: #ArdianKastrati Video: #UrbanGraphics Kujtim shahini një këngëtar i ri nē skenën muzikore mirëpo mjaftë i njoftur për një kohë të shkurtë , zëri melankolik i tijë ka bërë që shumë persona të admirojn muzikën që ai po e sjell Tani kujtimi ka lansuar dhe projektin e tij më të ri me titullin “Akull” ku ky projekt është punuar nga Tekstshkruesi dhe Kompozitori i njohur Kreshnik Avdiu , kënga është orkestruar nga Producenti i njohur Ardian Kastrati kurse për realizimin e videoklipit është kujdesur Produksioni UrbanGraphics Në linkun e poshtëm mund ta shikoni videoklipin më të ri nga Kujtim Shahini - Akull
Komuna në kundërshtim me Ligjin për shërbimin civil të Republikës së Kosovës
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka njoftuar se është thellësisht i shqetësuar me skandalin nga komuna e Ferizajt me të cilën ky institucion ka rikthyer në punë zyrtarin për marrje të mitos apo ryshfetit. AVONET kanë monitoruar rastin dhe ka kërkuar qasje në dokumentet publike tek institucione, duke marr aktgjykimet më të cilën janë shpallur nga Gjykata Themelore e Ferizajt. Sipas kësaj OJQ-je, zyrtari i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në këtë komunë, Muhamut Kalanica me datën 8.05.2015 me PKR. Nr 238/2014 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me këtë rast ka kryer vepër penal marrje e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, të cilit gjykata i kishte shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej 3 muaj. Dënimi konform nenit 38 par.3 të KPK-së i zëvendësohet me dënim me gjobë, në lartësi prej 1,000.00 euro. ‘Me datën 19.01.2017, rreth orës 19.00 Muhamet Kalanica, me pozitë mbikëqyrës i pylltarisë në rajonin e fshatit Jezercë në mënyrë të drejtpërdrejt kishte marr ryshfet ku dhe Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe organet e drejtësisë kishin dhënë paraburgim’, thuhet në reagimin e AVONET. AVONET thotë se tashmë Komuna e Ferizaj, zyrtarin Muhamet Kalanicen e ka rikthyer në punë me vendim të Komisionit disiplinor, që bie në kundërshtim me Ligj për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, respektivisht me nenin 63, masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve – përgjegjësit, pika 4 dhe Neni 90, përfundimi i marrëdhënies së punës, pika 2.4. “AVONET kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt z. Muharrem Sfarqa që ta shfuqizoj vendimin e komisionit disiplinor dhe të merr masa në përputhshmëri me dispozitat ligjore të Republikës së Kosovës, ta respekton aktgjykimin e gjykatës për personin ne fjalë, poashtu të ndërmarr masa ndëshkuese edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal duke filluar nga drejtori i drejtorisë dhe personave tjerë të përfshirë në këtë proces”, thuhet në fund të reagimit.
loading...
|
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |