Presidenti amerikan, Donald Trump, gjyshi i të cilit ka origjinë nga Talinoci i Jerilve, fshat ky i Ferizajit, e ka dëshmuar edhe vetë lidhjen e tij me këtë komunë, për të argumentuar edhe më fuqishëm shkrimin e dikurshëm të PamPress’it.
Kjo, ngase Trump sot tregoi se është duke i përcjellur më vëmendje të plotë zgjedhjet lokale dhe ka shfaqur interesim në lidhje me rrjedhën e gjithë fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit. Këtë gjë ai e ka treguar duke reaguar fuqishëm ndaj njërit prej kandidatëve që synon drejtimin e kësaj komune, Bashkim Fazliu, i cili njihet me nofkën “Migjeni” dhe garon si drejtues i Nismës Qytetare për Ferzajin. Presidenti republikan e ka akuzuar Bashkim Fazliun për vjedhjen e simbolit me të cilin ky i fundit është duke u prezantuar në këtë fushatë, për të cilin ne patëm raportuar se është kopjim i Vegetes. “Po e përcjellë me vëmendje garën e nxhetë për kryetar të komunës së Ferizajit, aty ku lindi im gjysh. Po më pëlqen angazhimi i secilit kandidat. Por, më vjen keq që në këtë garë ka edhe kandidatë hajna, që kopjojnë pa turp nga të tjerët. E dini për kë e kam fjalën. E di edhe ti Bashkim që veten e quan Migjen, ti që vodhe simbolin tim”, ka shkruar Trump në twitter. PamPress ka provuar të marrë qëndrim në lidhje me këtë nga Fazliu, por komunikimi më të ka qenë i pamundur.
loading...
0 Comments
Kandidati i PDK’së për Ferizajin, Agim Aliu, ka dhënë një premtim të madh për qytetarët e kësaj komune. Këtij premtimi në veçanti do t’iu gëzohen vogëlushët e vogëlushet të cilët nuk e kanë të drejtën e votës, por sigurisht edhe shumë të rritur.
Aliu ka premtuar që nëse zgjidhet kryetar, ai do ta ulë çmimin e akullurove “Te Loçka”. Pa marrë parasysh a janë akullore me çokolladë, vanile apo dredhëz, apo të përziera, ato s’do të kushtojnë më 25 cent. Me qeverisjen e Aliut çmimi i tyre do të jetë vetëm 20 cent. 5 cent ndonëse mund të duken të vogla, me çmimin e ri mund të bleni pesë akullore, teksa më të njëjtat të holla sot mund t’i blesh vetëm katër. Një gjë të tillë, Aliu e ka quajtur hap të madh, duke theksuar se nxitja e blerjes së akulloreve, e nxit edhe lëpirjen si proces, i cili ka rëndësi të shumëfishtë. Pak hajgare me largu vemendjen pak nga fushata zgjedhore.!
loading...
Sot rreth ores 18:40 , KA ndodhur nje aksident ne rrugen 12 qershori, ku nje veture ka shkelur nje vajze rreth moshes 20 vjeqe ne vijat e bardha Vjaza eshte jasht rrezikut per jete dhe eshte shoqeruar me ambulance ne qendren spitalore te Ferizajit, Mendohet se shkak i keti aksidenti eshte se rruga qe eshte bere me dy korsi nuk eshte mesuar ende nga vozitesit, dhe shpesh her gabojn dhe ecin ne te njejten drejtim ne te dy korsite .
|
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |