Plaka gjermane kërkon 40 mijë euro me ja bo letrat Ramushit – Hapet fondi për kryeminsitrin1/30/2018
Si duket mësiti i kryeministrit Ramush Haradinaj ka pasur sukses duke kryer punën për ta bindur plakën gjermane, e cila ka thënë “okej majne shace” por ajo ka pasur një kërkesë e cila si duket edhe njëherë do ta shtij në funksion popullin.
“Plaka gjermane ka thënë se ajo pranon të martohet për letra me Ramushin por duhet paguar fiks 40 mijë euro plus do shpenzime të tjera. Dhe këto duhet të paguhen brenda muajit janar”, thuhet në njoëftimin që e ka lëshuar Organizata e Veteranëve të Luftës. Arsyeja pse kjo komuniaktë është lëshaur nga emaili i OVL-së së UCK-së, është se mësiti i Ramushit ka qenë Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL-së, UCK-së, dhe ai duke menduar se po e qon njoftimin përmes emailit të vet, e ka dërguar përmes emailit të OVL-së së UCK-së. Nejse, e rëndësishme është që plaka gjermane tashmë kërkon që këto para të lëshohen brenda një jave përndryshe ajo thotë se ka me qindra oferta të tjera. “A e din sa shqiptarin e kam në listë mu martu. Nuk kam vakt me prit. Boni paret diqysh”, ka thënë plaka. Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se për këtë qëllim kanë hapur një xhirollogari ku ftohen të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me para në mënyrë që të zgjidhet kjo cështje sa më parë. “Duke e ditur se Kosova i ka borxh Ramushit, ftohen të gjithë qytetarët që me aq sa kanë mundësi, mundësisht nër 50 euro jo, që të kontribuojnë në fondin “Visa për Ramushin” e që është një fond që ia zbardhë fytyrën Kosovës”, thuhet në njoftim.
0 Comments
Leave a Reply. |
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |