Hudhra
Që herët hudhra është njohur për ndikimin e saj në uljen e kolesterolit në gjak. Kamomili Përdorimi i kamomilit ka treguar efekte të mira antispastike që kanë të bëjnë kryesisht me lehtësimin e dhimbjeve të barkut dhe gurgullimave në zorrë. Gjithashtu kamomili njihet edhe për efektet anksiolitike (kundër ankthit), antiinfeksioze, etj. Edhe vaji i kamomilit është treguar mjaft premtues si agjent antiviral kundër virusit tip 2 të “Herpes Simpleks” në kushte laboratorike. Xhenxhefili I administruar në kapsula orale ka ulur në mënyrë të ndjeshme nausetë (të përzierat) dhe të vjellat gjatë shtatzënisë, ndërkohë që sjell edhe shumë efekte të tjera përmirësuese në shëndet. Boronica dhe trëndafili i egër Si boronica, ashtu edhe trëndafili i egër njihen si mjaft efikase në trajtimin e infeksioneve urinare tek femrat. Gjatë viteve të fundit përdorimi i tyre ka nisur gjerësisht edhe në vendin tonë, kryesisht në formën e kapsulave që administrohen nga goja (ato njihen me emrin cranberry për boronicën dhe urinal 200 dhe 400 miligram për trëndafilin e egër). Argjinarja Studimet kanë treguar se angjinarja ndikon në reduktimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Aloe Vera Bima e Aloe Verës, tradicionalisht është përdorur për shërimin e plagëve si rezultat i djegieve të shkallës së dytë. Aloe Vera ka dhënë rezultate të mira edhe në trajtimin e epidermofitive (myku i këmbëve, midis gishtave), si edhe në relaksimin dhe qetësimin e përgjithshëm të organizmit. Ajo njihet gjithashtu edhe për vetitë e saj imunostimuluese. Mjedra e zezë Studime të shumta të bëra dëshmojnë edhe për efektet që shkakton në shëndet konsumi i mjedrës së zezë. Kjo e fundit mendohet se efekt parandalues në kancerin e gjuhës. Grejpfruti Sipas ekspertëve të shëndetit, gejpfurit ndihmon në uljen dhe mbajtjen nën kontroll të obezitetit. Çaji jeshil Çaji jeshil përmban komponentë që mund të pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit, si edhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve. Mjalti dhe kanella Përzierja e mjaltit me kanellën ndihmon në uljen e kolesterolit, si edhe në shumë sëmundje reumatizmale si për shembull artriti, në eliminimin e erës së keqe të gojës me origjinë nga bajamet e infektuara. Limoni Limoni i përdorur përditë si ekstrakt ujor i fetave të freskëta të tij, është provuar se ka ndikuar në uljen e kolesterolit në gjak Gjethet e shelgut Thuhet se gjethet e shelgut mund të përdoren për një shumëllojshmëri veprimesh anti-inflamatore dhe antimikrobike.
loading...
0 Comments
15-vjeçari Nickolas Conrad u ftua për të fjetur tek miqtë e tij, dhe priste të kalonte bukur. Ajo që nuk priste ishte që të zgjohej nga një dhimbje e tmerrshme.
Në fillim nuk ishte i sigurt se nga i vinte dhimbja – por u zgjua me një dhimbje të tmerrshme në mes të fytit. Rezulton se Conrad ishte viktimë e sfidës më të fundit në internet, “Sfida e ujit të nxehtë”, e cila të kushtëzon të pi ujë të valuar ose të hedhësh ujë në një person që nuk e pret. Kjo i ndodhi Nickolas, djemtë e tjerë I kishin hedhur ujë të nxehtë ndërsa ai flinte, duke shkaktuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë. Asnjë akuzë nuk është ngritur kundër fëmijëve, dhe të rriturit që ishin në shtëpi në atë kohë ishin duke fjetur gjatë ngjarjes dhe nuk kishin idenë se çfarë ndodhi.
“Sfida e ujit të nxehtë”
Tani po merret shumë seriozisht në shkollat anembanë vendit, mësuesit po punojnë për të siguruar që kjo “sfidë” të të zhduket sepse jo vetëm që njerëzit mund të lëndoheshin rëndë, por shkelësit mund të përballeshin me akuza kriminale për sulme.
Ndërsa mund të jetë e vështirë për të ruajtur fëmijët por ka mënyra për t’i përgatitur ato dhe për t’u siguruar që ato të jenë sa më të sigurtë:
• Bisedoni me ta dhe mësoni të shmangni çdo situatë që është e gabuar ose i bën ato të ndjehen keq.
• Mbani nën kontroll rrjetet sociale të tyre dhe shikoni për ndonjë rrezik potencial, si sfida e ujit të nxehtë ose sfida të tjera që mund të jenë të rrezikshme • Njihni miqtë dhe familjet e fëmijëve tuaj • Mos i gjykoni, në mënyrë që fëmija juaj të ndjehet mirë duke ju folur për gjërat që mund t’i shqetësojnë. Italianet kurrë nuk mbajnë dietë: Këtë truk prej 15 minutave e përdorin për humbje të peshës4/14/2017
Italianet janë të njohura për kënaqje me ushqim, mirëpo kjo nuk do të thotë që pajtohen me tepricën e kilogramëve.
Në mbajtjen e linjës së trupit u ndihmon edhe truku i përditshëm prej 15 minutave të cilin gjithkush mund ta kopjojë. Italianet kanë qasje relaksuese ndaj ushqimit dhe konsumojnë çdo gjë që dëshirojnë: bukën, brumërat, akulloren, verën… Kaloritë i kontrollojnë në atë mënyrë që hanë ushqime të zakonshme, qesin më pak shtojca dhe salca dhe hanë porcione të vogla. Për shkak të mënyrës së këtillë konsumimin e ushqimit italianet nuk janë të detyruara të mbajnë dieta dhe as që i praktikojnë ato, mirëpo për të pasur shtat të hollë përdorin trukun i cili në të vërtetë është pjesë e kulturës italiane – kurdo që kanë mundësi dalin në shëtitje të shkurtër, zakonisht 15 minuta. Përveçse ju ndihmon të humbni në peshë, shëtitja forcon muskujt dhe forcon enët e gjakut, relakson nga stresi i grumbulluar, e po ashtu mundëson edhe një gjumë me cilësi të lartë. Nëse dëshironi të humbni në peshë dhe t’i largoni shtresat dhjamore dhe ta sillni trupin në formë, nuk keni pse të aplikoni dieta të rrepta apo të ushtroni nëpër palestrat moderne. Shëtitja është mënyra më e thjeshtë dhe më e shëndetshme, me të cilën mund të merret gjithkush dhe kudo. Rezultatet më të mira për heqjen kilogramëve mund t’i arrini përmes ecjes së shpejtë, prej 30 deri 45 minuta.
Nevoja për ujë për çdo person varjon sipas peshës trupore, ndonëse në përgjithësi pranohet që një person i rritur duhet të pijë rreth 2 litra ujë çdo ditë për të ruajtur ekuilibrat, sidomos gjatë verës kur lëngjet eliminohen më shpejt nga trupi. Ndërkohë është e qartë që uji na ndihmon dhe të humbasim peshë, ndaj për të qëndruar vitalë dhe në formë duhet të konsumojmë ujë. Por sa? Kjo varet tërësisht nga nevojat tuaja fiziologjike, gjatë një situate të caktuar dhe sidomos peshës.
Pirja e ujit sipas peshës Pesha trupore e çdo njeriu ndikon në nevojën për konsumim të ujit. Për shembull, një trup i hollë nuk ka nevojë për aq ujë sa ç’mund të ketë një person me peshë trupore më të madhe. Por për çdo person ekziston një formulë që mund të rezultojë të jetë shumë e dobishme. Për të arritur shifrën ekzakte të konsumimit në mënyrë të shëndetshme të ujit është pjesëtimi për 2 i peshës tuaj trupore. Rezultati i këtij veprimi matematikor i ndarë në pjesë të barabarta është sasia e ujit të nevojshëm për trupin tuaj çdo ditë. Shembull Nëse peshoni 52 kg dhe e pjesëtoni për 2, rezultati është 26 kg, që po të konvertohet në masa të barabarta është rreth 5 gota me ujë në ditë. Formula është: Pesha trupore/2 = sasinë e ujit në ditë e ndarë në pjesë të barabarta. Raste të veçanta
|
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës.
|