Janë fjalë që i shohim çdo ditë, kudo nëpër mediat online që lëngojnë nga mungesa e profesionalizmit dhe mania e pashërueshme për like, rrjedhimisht etja që të fitohet ndonjë dollar nga klikat.
Cilësoret në titull përdoren pamëshirshëm e pa asnjë kriter vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen e njerëzve që jetën e kanë tejet të rëndomtë e aspak dinamike. Ka informacione të sigurta se edhe vetë përdoruesit e këtyre cilësorëve janë njerëz që në jetë nuk përjetojnë asgjë interesant, ndaj gjërat më të zakonshme iu duken ekskluzivitet, që e shohin herë si të tmerrshëm, shpesh si skandaloz, por edhe emocionues e kushedi se çfarë. Në të vërtetë, ky fakt është për tu quajtur skandaloz. Përdorimi i këtyre shprehjeve është më të vërtetë skandaloz, gjendja e përdoruesve është e dhimbshme, e gjithë kjo është një tmerr. Sigurisht që kjo të prekë, të emocionon. Sepse ndjen dhimbje për përdoruesit, që nganjëherë urdhërin për përdorim e marrin nga shefat e tyre. “Leja ‘Emocionuese…’ se dhez”, është fjala që është identifikuar si më e përdorura para përdorimit të këtyre shprehjeve nëpër titujt e ndryshëm. Çfarë po ndodhë???
loading...
0 Comments
|
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës.
|