Në Huaraz të Perusë, është filmuar një mi teksa pastrohej në lavamanin e tualetit.
Derisa qëndronte në këmbët e prapme, fërkonte pjesë të ndryshme të trupit, sikur bëjnë njerëzit kur janë në dush, transmeton FerizajNEWS “Po i lan nënsqetullat, njëjtë si ne” si dhe “minjtë qenkan shumë të pastër”, ka qenë dy komentet që u pëlqyen më së shumti. Videoja që është shpërndarë në internet, ka ngjallur dyshime se mund të jetë edhe e pavërtetë, shkaku i skenës së pazakontë.
0 Comments
Qenit i ngjitet gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës, kalimtari i rastit e shpëton (Video)1/30/2018
Një qen është shpëtuar nga një burrë, pasi i ishte ngjitur gjuha nga i ftohti në kapakun e pusetës.
Ky burrë me zemër të madhe kishte vërejtur qenin duke qëndruar pranë pusetës, dhe pasi iu afrua e kuptoi se i ishte ngjitur gjuha nga të ftohtit në kapakun e pusetës në qytetin Vladivostok në Rusi, ku temperaturat gjatë ditës sillen deri në minus 15 gradë Celsius, transmeton FerizajNews. Ai menjëherë mori një shishe me ujë, dhe filloi ta derdh mbi kapakun e pusetës ku edhe i ishte ngjitur gjuha qenit të gjorë. Dhe pasi që në tentimin e parë nuk pati sukses, ai kërkoi nga një mik që t’i sjellë edhe një shishe me ujë, ku për fat të mirë ia arriti qëllimit. Pasi e shpëtoi nga më e keqja, ai iu afrua qenit për ta ledhatuar, dëshmi kjo që bota vazhdon të ketë njerëz të mirë që kujdesen edhe për kafshët. Behgjet Pacolli blen I Phone X me ID Face, nuk ia identifikon fytyrën për shkak të botoksit11/1/2017
I Phone X, produkti më i ri nga Apple, nuk do t’i kryejë Behgjet Pacolli. I ka blerë një smart phone të tillë, por ai nuk do t’i kryejë punë, pasi që i njëjti nuk po ia identifikon fytyrën.
Këtë gjë e kanë marrë vesh burimet tona të afërta me ministren Albena Reshitaj. “E vërtetë. Pacolli ka blerë I Phone X sepse ai është i apasionuar pas teknologjisë. Por, ai nuk po i kryen punë. Nuk dihet pse nuk po ia identifikon fytyrën, ama po dyshohet se është për shkak të botoksit”, ka thënë ky burim. I njëjti burim tregon se I Phone X i ka funksionuar krejtësisht normal vëllait të Behgjetit, Rrahim Pacolli, i cili tani është duke e përdorur telefonin e blerë nga lideri i AKR’së. Behgjeti në të kaluarën i është nënshtruar operacioneve të shumta në fytyrë, duke e ndërruar dukshëm pamjen e tij, apo thënë më mirë, duke i hequr shumicën e rrudhave nga fytyra. Ministri i Punëve të Jashtme me pamjen aktuale duket porsi një djalë i ri dhe sigurisht që kjo është gjë më e rëndësishme sesa përdorimi i modelit më të ri të I Phone.
loading...
Në mesin e grupeve të shumta të rrjetit social facebook, tash e tutje do të jetë edhe grupi “Maniakë të Asamblesë”.
Grupi është hapur sot në orët e pasdites nga një asambleist i paidentifikuar. Brenda tre orësh kvtij grupi i janë bashkuar 7000 anëtarë, të gjithë kandidat për asambletë komunale anë e kënd Kosovës. Po ashtu, shumë shpejt kanë filluar publikimet në këtë grup. Raportohet se 500 postimet e para janë të gjitha me fotografitë e kandidatëve, dhe me dighiturën që fillon me “Të dashur miq…”. Në këtë grup po planifikohen të jepen zotimet nga secili kandidat për asamble për katër vjeçarin e ardhshëm.
loading...
|
Portal i pavarur në gjuhën Shqipe, i përfshinë të gjitha sferat e jetës. |